Delfini del në bregun e Durrësit, emigrantët gjermanë i shpëtojnë jetën

Delfini del në bregun e Durrësit, emigrantët…

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në bregdetin e Durrësit, ku një delfin është afruar pranë bregut dhe ka përfunduar në cekëtinë.

Momenti është vënë re nga disa emigrantë gjermanë që ndodheshin në zonë. Ata iu afruan delfinit dhe, duke vepruar me kujdes, arritën ta rikthenin sërish në ujë.

Pas përpjekjeve të tyre, delfini u largua drejt detit, duke i dhënë fund një situate që mund të kishte përfunduar ndryshe nëse nuk do të ndërhyhej në kohë.

Pamjet e këtij momenti kanë ngjallur reagime pozitive, ndërsa vizita e papritur e delfinit është kthyer në një prej atyre momenteve të veçanta që rrallë ndodhin në bregdetin e Durrësit.

Një gjest i thjeshtë, por që këtë herë bëri diferencën për të shpëtuar një jetë detare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit