Delvinë, infektohet prej "pacientit të parë" me COVID-19 polici bashkiak

Delvinë, infektohet prej “pacientit të parë” me…

Koronavirusi në Shqipëri nuk ka “kursyer” as qytetet më të izoluara dhe më të vogla.

Një tjetër rast me koronavirus është shënuar ditën e sotme në qytetin e Delvinës. Mësohet se i infektuari është një polic bashkiak.

Ai dyshohet të jetë infektuar nga kunati i tij, i cili është pacienti i parë me Covid-19 në këtë qytet.

Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë, ku punonjësve u është dhënë një orë leje deri në përfundim të këtij procesi.

Kujtojmë se MSH njoftoi ditën e sotme 78 raste me koronavirus. Gjithashtu në spitale është rritur edhe numri i të shtruarve./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit