Dëme kolosale pas zjarreve në Antalia, konfirmohen 3 viktima dhe 58 të lënduar

Dëme kolosale pas zjarreve në Antalia, konfirmohen…

Zjarret masive në pyjet në qytetin bregdetar turk, Antalia, që kanë filluar prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar tri humbje jete.

“Tre persona humbën jetën dhe 122 të tjerë u lënduan nga zjarret në qarkun Manavgat”, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

“Trajtimi i 58 personave vazhdon në spitale”, shtoi AFAD.

“Shumë shtëpi, vende pune, hambare, toka bujqësore, serra dhe automjete u dëmtuan për shkak të zjarrit”, vazhdoi AFAD, duke shtuar se 12 ekipe po kryejnë aktualisht vlerësimin e dëmeve.

Në përpjekjet për vënien nën kontroll të 10 vatrave të zjarrit janë angazhuar gjithsej 1 832 zjarrfikës, tre avionë, 29 helikopterë dhe vënë në dispozicion 458 cisterna uji.

Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve ka angazhuar gjithashtu një helikopter pa pilot për shuarjen e zjarrit në Manavgat.

Helikopteri pa pilot, i projektuar për të mbështetur pikën e kontrollit përmes kamerës termike dhe sensorëve të tij me rezolucion të lartë, mund të qëndrojë në ajër deri në tetë orë.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit