Për çdo 30 minuta kohë para telefonit, fëmijët kanë 49% rritje të rrezikut të vonesës së të folurit

Për çdo 30 minuta kohë para telefonit,…

Në një studim të ri me afro 900 fëmijë midis gjashtë muajsh dhe dy vjeç, studiuesit zbuluan se ata që shpenzonin më shumë kohë duke përdorur pajise telefobike kishin më shumë gjasa të kishin vonesa në të foluri, krahasuar me fëmijët që nuk i përdornin aq shumë pajisjet.

Për çdo 30 minuta kohë para ekranit, kishte 49% rritje të rrezikut të vonesës së të folurit shprehës. Hulumtimi, i cili u drejtua nga pediatër në Spitalin për Fëmijët e Sëmurë në Kanada, u prezantua në takimin vjetor të Shoqatave Akademike Pediatrike shkruan Time.

Studiuesit thonë se nuk gjetën ndonjë efekt të kohës para ekranit në aftësitë e tjera të komunikimit, të tilla si gjestet, gjuha e trupit ose ndërveprimet sociale.

Por efekti në të folur ia vlen të hetohet.

Ajo që tregojnë këto rezultate është se nëse prindërit po përpiqen të trajtojnë zhvillimin gjuhësor të fëmijës së tyre me aplikacione edukative, ndoshta nuk po funksionon në shkallë popullsie,” thotë Dr. Komiteti Ekzekutiv i Akademisë Amerikane të Pediatrisë të këshillit për komunikim dhe media.

Edhe nëse prindërit i ekspozojnë foshnjat e tyre ndaj pajisjeve të dorës me përmbajtje edukative, ajo kohë para ekranit mund të mos e ndihmojë zhvillimin e tyre.

Radesky gjithashtu vë në dukje se sasia e kohës që kalojnë foshnjat e vogla në ekran mund të reflektojë në faktorë socialë, kulturorë dhe ekonomikë që mund të kenë më shumë të bëjnë me mënyrën se si ndihen prindërit e stresuar, ose sa konsistente është kujdesi për fëmijën.

Nevojiten më shumë studime për të parë se si gjëra të tilla mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës, duke përfshirë gjuhën shprehëse.

Ajo që është e rëndësishme është krijimi i hapësirave dhe kohës pa prizë në mënyrë që familjet të mund të krijojnë kufij për kohën para ekranit,” thotë Radesky.

Krijimi i hapësirës për ndërveprime të drejtpërdrejta, ballë për ballë me fëmijët mund të mos jetë i lehtë, por duket se është i rëndësishëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit