Demi i tërbuar ngre në ajër klientët e shokuar

Demi i tërbuar ngre në ajër klientët…

Një dem është futur në një restorant në Kinë duke ngritur në ajër klientët që ndodheshin aty.

Në pamjet dramatike në videon në vijim shihet se bisha e egërsuar doli nga një dyqan kasapi aty pranë, ku ishte dërguar për t’u therrur.

Në video duken qartë momentet kur demi thyen me përplasje derën e restorantit në qytetin e njohur si Taizhou në lindje të Kinës, dhe më pas përplaset me personin e shokuar duke e ngritur lart në ajër.

Ai raportohet se mori disa plagë në këmbë dhe u dërgua në spital pas incidentit të 31 dhjetorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit