"Demodex, krijesa tetëkëmbëshe që bën seks në fytyrën tuaj kur flini gjumë"

“Demodex, krijesa tetëkëmbëshe që bën seks në…

Demodex është një nga bakteret e shumta që rriten në trupin e njeriut. Krijesa tetëkëmbëshe transmetohen gjatë lindjes dhe barten nga pothuajse çdo person. Numrat i tyre shtohet dhe arrin kulmin tek njerëzit pasi poret rriten.⁠ Kryesisht këto krijesa rriten në fytyrën e njerëzve, në pjesën e syve, qerpikëve më së tepërmi. Ato shtohen duke u shumuar në fytyrën e njerëzve, në një proces çiftëzimi të shpejt.

Çiftet ngjiten pas flokëve tanë ndërsa bashkohen më pas. Shkencëtarët thonë se nga analizat e para të plota të ADN-së, tregohet se ata po bëhen organizma kaq të thjeshtuar, saqë së shpejti mund të bëhen një me ne.⁠ Në total ka më shumë se 48,000 lloje marimangash, dy prej të cilave jetojnë në fytyrat tona. Ato mund të shihen vetëm me një mikroskop dhe duken si priza muri.⁠

Një trup i gjatë në formë koni mbështetet nga këmbët e mprehta në njërin skaj. Mirëpo këto krijesa kanë një veti mjaft të mirë për lekurën. Ata mbrojnë kundër akneve, rrugave, strijave dhe deformimeve të ndryshme të lëkurave.

Ne zbuluam se këto marimangat kanë një rregullim të ndryshëm të gjeneve të pjesëve të trupit nga speciet e tjera të ngjashme për shkak të përshtatjes së tyre me një jetë të mbrojtur brenda poreve⁠. Këto ndryshime në ADN-në e tyre kanë rezultuar në disa tipare dhe sjellje të pazakonta të trupit”tha Alejandra Perotti, nga Universitetit i Reading.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit