“Demokracia jonë po delenizohet”, analisti për fundjavën pa makina: Rama bën Kasandrën reverse, askush nuk do t’i bindet

“Demokracia jonë po delenizohet”, analisti për fundjavën…

Analisti Ilir Kalemaj ka reaguar me tone të áshpra ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama që deklaroi mbrëmjen e kaluar se fundjavat pa makina do të zgjasin edhe dy javë, ndërkohë që do të kthehet në traditë e diela pa automjete që prej muajit Tetor deri në Mars. Në një intervistë për “Fax News”, u shpreh se nuk ka argument shkencor për këtë vendim që lidhet me parandalimin e còvidit.

“Nuk ka asnjë vend tjetër në botë, asnjë kryeministër apo lider politik që bën Kasandrën në reverse. Them kështu sepse Kasandra e mitologjisë greke parashikonte saktë por nuk ia besonin. Në rastin e Shqipërisë nuk kemi nevojë për një orakull të së keqes që të parashikojë se çfarë do ndodhë nga muaji tetor deri në mars dhe të bllokojë lëvizjen e lirë që nuk lëvizin vetëm për qejf, por për hall e për punë.

Kjo gjë bëhet 30 vjet pas rënies së díktaturës. Një nismë e tillë nuk ka as bazë shkencore, as ligjore. Jemi mësuar që kryeministri i bën vetë, ndonjëherë pa njoftuar ministrat e vet dhe i bën ekzekutim pa kurrfarë akti normativ, pa kurrfarë VKM, pa kurrfarë akti ligjor. Dhe kjo ndodh vetëm në demokraci hibride si kjo e jona, vetëm delenizohet deri diku. Sot arrihet kulmi i absurditetit”, tha Kalemaj.

Analisti theksoi se masat parandaluese nuk kanë kuptim në këto ditë dhe vetëm personat që nuk kanë akses në media i hanë këta kallëpë dhe do ti zbatojnë këto rregulla. “Jo vetëm unë, por kushdo që i thotë vetes qytetar, nuk do i bindet një baze të tillë absurde. Nuk ka asnjë mundësi të realizohet ashtu sic nuk u realizua mbyllja e liqenit, ashtu si një grusht qytetarësh u mjaftua të thyenin atë barrierë. Shumica e shqiptarëve janë të njohur që Greqia i ka hapur kufijtë që të shtunën e kaluar. Spanja që ishte vendi i dytë më i goditur në Europë i ka lehtësuar masat dhe nuk asnjë lloj motivimi në një vend si Shqipëria që ka një numër të prekurish aq sa Singapori për masa absurde që nuk parandalojnë pándeminë”, u shpreh Kalemaj. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit