Demokrati i flaktë Ilir Vrenozi ka kritikuar Sali Berishën publikisht pas një deklarate për mediat ku i dilte në mbrojtje Veliajt.
Berisha thotë se të drejtat e kryebashkiakut të burgosur mbrohen me Kushtetutë dhe se zyra e shtypit të Edi Ramës boton statuse në emër të tij.
Berisha deklaroi:
“Me Erion Velinë janë sjellë në mënyrë të papranueshme. Unë për Erion Velinë kam konsideratën më të keqe, për ligësi njerëzore mbi atë nuk njoh, përveç Edi Ramës, por të drejtat e tij janë të garantuara me Kushtetutë. Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit, të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, ka ndodh vetëm në proceset më të zeza të sigurimit të shtetit”.
Në lidhje me këtë deklaratë Vrenozi shprehet se po humb shumë pikë duke e përmendur dhe se po irriton demokratët duke i dalë në mbrojtje.
“O doktor! Po ç’na duhen ne të drejtat e Erion Velisë… Nuk ka njeri më të urryer, po ç’a do bëjmë me 11 Majin?! U bënë votimet, tani ç’të duhet ty Erion Veliaj? Ç’a do bësh në shtator mo? Do t’i njohësh këto zgjedhjet? Ç’na duhet ne Erion Veliaj? Sa të drejta na kanë shkelur ne në këtë vend s’ka të numëruar!
Rri tani se humb pikë me këtë… Do rrijë dhe 4 vjet Edi Rama do hyni në parlament? Çfarë do bëhet?! Nuk mbrohet Erion Veliaj çfarëdo t’i bëjnë. Nuk hapet gojë fare për atë njeri se është më i keq se Edi Rama. Irriton demokratët për Zotin e madh! Demokratët janë rrugëve dhe ti del aty tani thua të drejtat e Erion Veliajt!”