Demokrati në Berat ngre dolli me raki për Sali Berishën, ai nuk mban dot të qeshurën

Demokrati në Berat ngre dolli me raki…

Takimi i radhës i Berishës ka qenë në Berat, ku një “surprizë” e ka pritur nga një demokrat aty. Salla ka shpërthyer në të qeshura, ku mes tyre dhe vet Berisha nuk e ka mbajtur dot të qeshurën.

Një demokrat në Berat ka marrë ngritur dolli me raki për ish kryeministrin.

Ai tha se e mbante babai i tij në çantë dhe dollinë e ngre se është burrë shembullor dhe Berisha nuk ka mbajtur dot të qeshurën gjatë të gjithë këtij momenti.

Ndërsa Bashës i tha “haram” për mundimin në çadër ku u plevitos dhe rezistencën tek parlamenti ku u helmua në gaz.

Demokrati: Do ti bëj thirrje Lulzim Bashës, haram e paç mundimin tim në çadër që u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time tek parlamenti që u helmuam me gaz. Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poturet Edi Ramës, t’i vije e ja ngrije. Zoti Basha, largohu, këmboren nuk e tund dot se do zvërk, jo baluke.

Nuk do ta zgjas shumë, do më falni se kam një dolli për doktor Berishën. E mbante babai im në çantë. Doktor, një dolli për ty se nuk je vetëm politikan shembullor, je burrë shembullor dhe do ta pi këtë dolli për ty, për fëmijët e tu, për princeshën tënde se e di që burrat nuk mbajnë facoletë, por shami. Për ty doktor Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit