Demokrati në Kamëz gris kartën e anëtarësisë: Ka firmën e Bashës, nuk e njoh

Demokrati në Kamëz gris kartën e anëtarësisë:…

Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës, po mbahet në 72 degë të PD-s. Ndërkohë në Kamëz një demokrat, mbështetës i Berishës, ka grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është me emrin dhe firmën  e Lulzim Bashës si kryetar. Pasi hodhi votën në kuti, i revoltuar, anëtari i PD ka grisur  teserën, teksa i revoltuar u shpreh se nuk e njeh Bashën si kryetar.

Demokrati për ‘Reporttv’

Është me emrin e Bashës, nuk e njoh si kryetar, nuk e kam njohur asnjëherë. Pjesë e PD-së, po Luli nuk është pjesë e PD-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit