Dëmtimi i kolonave të Apolonisë, drejtoresha: Akt vandalist!

Dëmtimi i kolonave të Apolonisë, drejtoresha: Akt…

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka denoncuar ditën e djeshme një akt skandaloz të dëmtimit të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Drejtoresha e parkut Arkeologjikë të Apollonisë Ornela Durmishaj në një prononcim për mediat shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin.

Ajo ka shtuar se është dëmtuar një monument gjatë mbylljes totale, monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë.

“Është dëmtuar një monument gjatë mbylljes totale. Në momentin që konstatuam dëmtimin gjatë fundjavës kemi bërë denoncimin në polici e cila ka ardhur pikërisht në atë ditë ka bërë verifikimet në terren dhe çështja është kaluar në prokurori. Nga ana jonë është bërë dokumenti përkatës dhe është realizuar projekti i ndërhyrjes për ta rikthyer në gjendjen që ishte. u cia ky raport Ministrisë së Kulturës dhe Insitutit të monumenteve ku u kalua ky projekt u miratua dhe presim që këtë javë të fillojmë punën në këtë monument. është dëmtuar monumenti i Nimfeut, i cili është një cezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, është i distancuar”, shprehet drejtoresha.

Durmishaj gjithashtu tha se ministri Klosi dhe Margariti ishin në këtë park dhe kanë qenë në dijeni të dëmtimit të kolonës së Fontanës.

Kujtojmë se Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e rèndë të shënuar në zonën historike ku janë dëmtuar dy kolona të fasadës së fontanës monumentale.

Institucioni bën me dije se dëmtimi ka ndodhur që me datë 13 Prill të këtij viti, përkatësisht 2 muaj më parë, por pavarësisht kësaj, është mjaftuar me njoftimin e organeve kompetente, ndërsa nuk është dhënë njoftim zyrtar apo mediatik për ngjarjen e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit