Dëmtimi i minaresë së xhamisë, Veliaj tentoi të fshihte gjurmët/ Arkitekti: Është çarje e thellë!

Dëmtimi i minaresë së xhamisë, Veliaj tentoi…

Ditën e djeshme u publikuan disa foto në rrjetet sociale lidhur me çarjen që kishte pësuar minareja e xhamisë së Et´hem Beut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj nxitoi të deklaronte se minareja nuk kishte as krisje, as shembje. Madje ai shprehej një ditë më parë se një spatul mjafton për të hequr në pak minuta silikonin mes minares së xhamisë dhe çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit për të hequr silikonin e politikës së lodhur!

Por një video dhe foto të publikuara nga arkitekti Titi Seranaj rrëzojnë gjithë propogandën e Veliajt dhe tentativën e tij për të mbuluar skandalin.

Seranaj, referuar edhe akt-konstatimeve të kryera, shkruan se në zonën e brendëshme të minaresë poshtë Sherefesë ( zona ku del Myezini për të thirrur Ezanin) vërehet një çarje e thellë tërthore pothuajse përgjatë gjithë perimetrit të minaresë përfshi këtu dhe boshtin qëndror i cili ndihmon si element konstruktiv mbajtës.

Për këtë ai ka publikuar edhe pamje me video dhe foto, që provojnë çarjen e konstatuar.


Nga investigimi duket qartë ndarja e minaresë në dy pjesë, dëmtim ky që vlerësohet me rrisk shumë të lartë dhe serioz për monumentin, që kërkon ndërhyrje emergjente.

Por kur mund të ketë ndodhur dëmtimi i minaresë së xhamisë së Et´hem Beut? Për këtë arkitekti Seranaj jep tre versione:

1- PARA tërmetit.Në këtë rast institucioni që ka në mbikqyrje monumentet e Kulturës nëse do të kishte dijeni për demtimet do e kishte përfshirë në projektin e restaurimit si hap të detyrueshëm për sgurimin konstruktiv të objektit e më pasë punimet në rifiniturë.

2-PAS termetit. Nëse dëmtimi është shkaktuar si pasojë e tërmetit, atëherë institucionet do të kishin kryer akt-espertizën e detyrueshme në këtë monument dhe do e kishin përfshirë të parën në listën e objektve monumet Kulture të dëmtuara. Nuk figuron. Institucionet që duhet të përgjigjen për këtë periudhë janë: Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve.

3-PAS ndërtimeve tek kulla e Sahatit. Nëse në dy periudhat e mësipërme nuk është konstatuar dëmtim atëherë kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të kryera në zonën e Sahatit shumë pranë minaresë.

Postimi nga Titi Seranaj

“SKANDALI” që zbuloi SKANDALIN!

Shqetësimi (në dukje) me të drejtë i qytetarëve për minarenë e xhamisë së Et’hem Beut, çoi në zbulimin e problemit real të veprës.

Incidenti i silikonit lënë nga pakujdesia dhe që me të drejtë krijonte përshtypjen e një dëmtimi serioz (shih fotot) na detyroi ne dhe miqtë tanë që të kryenim verifikime në vend në gjithë pjesët e minaresë.

Nga akt-konstatimi serioz i kryer nga miqtë tanë u vëre se :

Në zonën e brendëshme të minaresë poshtë Sherefesë ( zona ku del Myezini për të thirrur Ezanin) vërehet një çarje e thellë tërthore pothuajse përgjatë gjithë perimetrit të minaresë përfshi këtu dhe boshtin qëndror i cili ndihmon si element konstruktiv mbajtës.(shih fotot dhe videon).

Nga investigimi duket qartë ndarja e minaresë në dy pjesë, dëmtim ky me një rrisk shumë të lartë dhe serioz për monumentin, që kërkon ndërhyrje emergjente.

Çështja është, a kanë pasë dijeni institucionet përgjegjëse për dëmtimin?! A kanë kryer inspektimet e nevojshme?! Kur janë kryer?! Çfarë është konstatur dhe cilat janë masat që kanë ndërrmar?!

Me çduket qartë, JO, dhe ky është SKANDAL i madh.

Përse?

Dëmtimi mund të ketë ndodhur sipas kronologjisë së mëposhtme :

1- PARA tërmetit.
Në këtë rast institucioni që ka në mbikqyrje monumentet e Kulturës nëse do të kishte dijeni për demtimet do e kishte përfshirë në projektin e restaurimit si hap të detyrueshëm për sgurimin konstruktiv të objektit e më pasë punimet në rifiniturë. Fakti që s’ka ndodhur një ndërhyrje e tillë tregon papërgjeshmëri totale të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Ky është SKANDAL.

2-PAS termetit.
Nëse dëmtimi është shkaktuar si pasojë e tërmetit, atëherë institucionet do të kishin kryer akt-espertizën e detyrueshme në këtë monument dhe do e kishin përfshirë të parën në listën e objektve monumet Kulture të dëmtuara. Nuk figuron.Institucionet që duhet të përgjigjen për këtë periudhë janë:
Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve. Ky është SKANDAL.

3-PAS ndërtimeve tek kulla e Sahatit.
Nëse në dy periudhat e mësipërme nuk është konstatuar dëmtim atëherë kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të kryera në zonën e Sahatit shumë pranë minaresë.

Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve që në bashkëpunim kanë dhënë lejen e ndërtimit në zonën Historike duke e reduktuar atë pa raport tekniko -shkencor, të dal nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, siç e kërkon ligji.

Në çfardo periudhe të ketë ndodhur dëmi, përgjegjësia bie mbi ju.

Jepni përgjigje të shpejtë, ashtu siç menduat se silikoni do t’iu shpëtonte nga përgjegjësia.

Shënim.
Rrëzimi i kreut të minaresë përveç dëmit kulturor mund të shkaktojë viktima dhe në njerëz. Më të rrezikuar janë ata që hyjnë e dalin nga dera e pasme e Bashkisë.

I kërkojmë falje Allahun nëse i kemi prishur planet dhe padashje i kemi shpëtuar jetën shejtanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit