
Në Finiq është ndërprerë numërimi pasi njëri nga anëtarët e grupit vëzhgues shfaqi probleme shëndetësore.
Një moment atij i ka rënë të fikët dhe është shtrirë në tokë, menjëherë të pranishmit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt spitalit. Teksa humbi ekuilibrin, gjatë rënies dëmtoi edhe pajisjet. Numërimi po rifillon me tre grupe, ndërsa është dëmtuar një monitor dhe një kamera.