Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik për shoferët

Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik…

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka pushtuar vendin 4 ditët e fundit ka shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit.

Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit.

Raportohet se qarkullimi i mjeteve të rënda në urë është ndaluar deri në stabilizimin e situatës, ndërsa dëmtimi i urës ka ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin e tre njësive administrative, ku jetojnë rreth 2500 banorë.

Probleme janë raportuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit