Denar Biba i del në mbrojtje hapur kompanisë që zhvat shqiptarët

Denar Biba i del në mbrojtje hapur…

Të dyja kompanitë celulare në treg denoncohen vazhdimisht në media për çmime të larta, mungesën e shërbimi, tarifimin mbi afatin e kontratës, sjellje arrogante e punonjësve të shërbimit ndaj klientit dhe plotë problematika të tjera.

Kompania “One Albania” kujtojmë se është gjobitur në nëntor të vitit të 2023 me një vlerë prej 10 milionë lekësh të rinj nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për shkak të ankesave të shumë qytetarëve për shërbimin e dobët dhe ndërprerjet pa paralajmërim të rrjetit si dhe problemeve me mbylljen e kontratave.

Por  kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, ka shprehur keqardhjen që ndjeu në momentin kur kompania në fjalë humbi një numër të madh klientësh si pasojë e problemeve me serverat.

Ai ishte aty për t’u përgjigjur në lidhje me konkurrencën e munguar për tarifat celulare të kompanisë “One Albania” dhe jo për t’i dalë në mbrojtje kësaj kompanie apo për të shprehur keqardhjen për fatkeqësinë që i kishte ndodhur me serverat.

“Kompania në fjalë “One” kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme.

Kur t’i humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga Autoriteti i Konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim”, tha Biba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit