Dendias mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE

Dendias mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit…

Greqia mbështet anëtarësimin e  të vendeve në Ballkanin Perëndimor në BE, tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias të premten pas takimit të tij me homologen e tij boshnjake, Bisera Turkovic, në Sarajevë.

“Pas disa vitesh ne mund të kemi një BE ku të paktën një e katërta e anëtarëve janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë,” tha Dendias.

Kryediplomati grek konfirmoi mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së “sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”.

Dendias tha gjithashtu se BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në përballimin e pandemisë, duke njoftuar se Greqia do të sigurojë mbështetje financiare për tre spitale në Bosnjë.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit