Dënohen me 12 vite shërbim prove 4 zyrtarët që nxorën listat e pagave të shqiptarëve

Dënohen me 12 vite shërbim prove 4…

Katër të akuzuarit që nxorrën listat me pagat e qytetarëve janë dënuar me 12 vjet shërbim prove. Në përfundim të seancës Gjykata e Tiranës vendosi 32 muaj shërbim prove për Eni Qirjakon, Andi Agaraj u dënua 4 vite shërbim prove; Klodian Sota me 32 muaj shërbim prove dhe  Endri Ikonomi me 32 muaj shërbim prove.

Kujtojmë se zyrtarët u liruan nga burgu në janar të vitit të kaluar. Qirjako u la në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ u lanë tre të tjerët, eksperti i IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Vetë Qirjako tregoi skemën se si dolën të dhënat personale nga serverët e zyrave të shtetit duke përfunduar në rrjetet sociale. Ajo rrëfeu se ishte kolegu i saj Andi Agraj, ai që i kishte kërkuar që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet.

Katër ish-zyrtarët u arrestuan janarin e vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit