Dënohet Fredi Beleri

Dënohet Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë me dy vite burg Fredi Belerin, i cili u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit 2023 në bashkinë Himarë.

Berleri u shpall fajtor i akuzar për blerje votash “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, dhe për këtë u dënua me burg për dy vite. Ai u arrestua mbrëmjen e 12 majit 2023, vetëm dy ditë para zgjedhjeve locale në të cilat garonte me logon e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Vetë Beleri nuk i ka pranuar akuzat pasi i konsideron ato si politike.

Nga ana tjetër për Pandeli Kokaveshi bashkëpunëtor i Belerit në blerje votash u dënua me 1.5 vite burg, por që është konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit