Dënohet me 25 vite burg Aleks Papa, vodhi 900 mijë euro në Aeroportin e Rinasit

Dënohet me 25 vite burg Aleks Papa,…

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjës së gati 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Pepa, ka bashkëpunuar dhe me dy persona të tjerë, të cilët sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Si ndodhi grabitja brenda pistës, përdorën katër makina të vjedhura
Në dinamikën që kanë ndërtuar prokurorët, rezulton se dy personat që çanë rrethimin e aeroportit në 30 qershor 2016 dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe, ishin të armatosur. Ata kanë pasur dhe një bashkëpuntor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve. Gjatë hetimeve, prokurorët kanë zbuluar se tre autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura.

Njërën nga makinat e vjedhura e kanë marrë në Pogradec, dy në Elbasan dhe një furgon në Durrës. Të katra makinat janë përdorur në grabitjen e 30 qershorit 2016, ku tre autorët i kanë ndërruar herë pas herë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe shmangies së kontrolleve të policisë. Ata kanë arritur t’ia dalin më së miri, pasi kur janë mbushur më shumë se dy vjet nga ndodhja e ngjarjes, asnjëhëri prej tre autorëve nuk është arrestuar nga policia e Shtetit. Besohet se Pepa se bashku me një person tjetër kanë këputur me darë çelësat e derës, së rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe më pas janë futur me një automjet tip “Benz” ngjyrë të kuqe, duke u afruar në makinat e blindura të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

Por informacion për këtë lëvizje kanë pasur dhe tre autorët të cilët kanë hyrë me shpejtësi në Rinas dhe menjëherë kanë sulmuar me armë rojet e sigurisë së furgonit të blinduar ku ndodheshin eurot. Shoferi nga frika ka hyrë poshtë furgonit ndërkohë që dy personat të veshur me të zeza, kanë arritur të hapin furgonin dhe të marrin prej andej shumën prej 990 mijë euro. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit