Dënohet me pushkatim koreano-veriori | U shiti kopje të serialit "Squid Games" studentëve

Dënohet me pushkatim koreano-veriori | U shiti…

Një burrë koreano-verior është dënuar me pushkatim pasi ka kontrabanduar dhe shitur kopje të serialit televiziv hit “Squid Game”. Autoritetet e zbuluan burrin pasi 7 studentë të shkollave të mesme u kapën duke parë serialin fenomenal të Netflix.

Kopja thuhet se u kontrabandua nga Kina në formën e një USB dhe iu shit një studenti në Korenë e Veriut, i cili më pas e ndau atë me miqtë e tij. 109 Sangmu, shërbimi i mbikëqyrjes së qeverisë, i kapi studentët pasi morën informacion nga një burim i paidentifikuar.

Kontrabandisti është dënuar me vdekje me pushkatim. Dënime të rënda janë dhënë edhe për studentët që ndoqën shfaqjen, duke përfshirë një dënim të përjetshëm për studentin që bleu kopjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit