
Shumë përdorues të shërbimit të shpërndarjes Albanian Courier kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vonesat dhe mangësitë në shpërndarjen e pakove, sidomos atyre që vijnë nga platforma Temu. Një qytetar ka denoncuar se pakoja e tij ka mbetur për më shumë se dy javë në magazinën e Albanian Courier, pa asnjë veprim për dorëzimin në adresën e tij, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme me shërbimin e klientit. Madje, ai ka kërkuar në disa raste që të paguajë një tarifë shtesë për shpërndarje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Për këtë shqetësim, nuk është vetëm një rast individual, pasi shumë përdorues të tjerë kanë raportuar të njëjtin problem, duke kritikuar përkeqësimin e shërbimit dhe mungesën e komunikimit. Shumë persona thonë se kanë paguar për dërgesa që nuk janë dorëzuar dhe që shpërndarësit kanë marrë pakot pa e mundësuar dërgesën në destinacion. Kjo situatë ka ngjallur frikë dhe shqetësim tek përdoruesit, të cilët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe transparencë më të madhe në procesin e shpërndarjes.
Denoncimi:
Prsh joq desha te shpreh pakenaqesine lidhur me posten albanian courier te cilet bejn shperndarjen e pakove qe vijn nga Temu. Pakoja ime ka mbi 2 jave qe ka ardhur te magazina e atyre edhe kam kerkuar shume here te ma sjellin ne adrese . Kam kontaktuar shume here me nr e tyre por gjithmon thone jo sot jo neser ka kaluar 2 jave edhe akoma asnje pergjigje nga pakoja ime , i kam thene nqs duan ndonje pagese ekstra per tma sjell por edhe kjo pa asnje pergjigje . Kemi paguar para per ato pako edhe nk me duket e rregullt edhe normale qe ato te mbajne pakot tona , nk esht vetem nje shqetesim i imi pasi ka shum persona me te njejtin problem edhe pse un nk e kam zgjedhur kurr si poste ato kan mare pakot tona . Faleminderit. Anonim te Lutem