Denoncimi/ 'Albawings' lë pa martuar shqiptarin, ja çfarë i ndodhi me fluturimin...

Denoncimi/ ‘Albawings’ lë pa martuar shqiptarin, ja…

Mund të duket si histori komike ajo që i ka ndodhur një të riu shqiptar, por kompanitë ajrore që operojnë në Shqipëri, janë vërtetë tragjikomike.

Të riut që priste për t’u nisur drejt Gjermanisë, kompania ajrore “Albawings” e ka lënë pa martuar dhe i ka prishur të ardhmen.

Si nuk e besoni? Vetë djali e ka denoncuar në adresën e “Gazetaatdheu.com” meselenë që i ka ngjarë.

Ai kishte prerë një biletë 150 Euro për të fluturuar për në Frankfurt të Gjermanisë.

Aty do të lidhte martesë me një shtetase gjermane, por “kapriçoja” e kompanisë ajrore i ka prishur të ardhmen.

Këtu nuk po merremi me faktin se, kush po e bllokon kompaninë “Albawings” të kryejë aktivitetin e saj.

Këtë le ta zgjidhin autoritetet shtetërore të cilave “Albawings” u paguan taksat (në se e bën).

Në sot na intereson më shumë fati i qytetarëve dhe shërbimet që ata presin të marrin, pasi paguajnë më shumë se në të gjitha vendet e Europës.

I riu që ka denoncuar këtë abuzim, duhet të udhëtonte për në datën 12 qershor drejt Frankfurtit, me fluturimin me numër “Z96589”.

Në Gjermani atë e priste bashkëshortja e ardhshme, për të cilën i riu është pajisur edhe me certifikatë nga ambasada gjermane, nga sa pohon ai vetë.

Por asgjë nuk ka funksionuar dhe kompania “Albawings” nuk i ka kthyer as edhe një përgjigje të riut, që ka mbetur në Shqipëri dhe nuk rimburson dot as paratë e biletave.  

Ja denoncimi i të riut dërguar në adresën e “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendetje. Kisha prere nje bilete per frankfurt sote isha me certifikate per lidhje martese me shtetase gjermane.

Por nuk me lane te fluturoj, si i behet tani kam paguar 150 euro bileta. A mund te kem nje pergjigje…”

Kujtojmë se kompania ajrore “Albawings”, muajt e fundit është futur në një vorbull problemesh, si pasojë e moskorrektësisë të treguar me udhëtarët dhe me fluturimet.

Deri tani fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, kanë qenë të rralla dhe të specifikuara.

Por shtetasve shqiptarë që kanë pasur arsye pune ose probleme të tjera nuk u janë bllokuar lëvizjet, me gjithë masat që BE ka marrë për vendet e rajonit tonë.

Pavarësisht kësaj, kompanitë ajrore që operojnë në Shqipëri, nuk duan t’ja dinë sa herë që anulojnë fluturimet ose krijojnë vonesa, duke pasur marrëveshje me “shkelje syri” edhe me autoritetet shqiptare.

Ata që në fund e hanë gjithmonë janë shtetasit shqiptarë, të cilëve askush nuk u rimburson qoftë edhe dëmin më të vogël, pavarësisht se çfarë kostosh shkakton ai te jeta e tyre.

 

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit