Denoncimi i 80-vjeçarit në Delvinë: Më kërkuan dy hyrje për legalizimin e godinës

Denoncimi i 80-vjeçarit në Delvinë: Më kërkuan…

Një 80-vjeçar nga Delvina ka bërë një denoncim të rëndë lidhur me procesin e hipotekimit të një godine. Gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, ku kundërshtohet linja Delvinë–Sarandë, i moshuari ka deklaruar se për legalizimin e pronës së tij i janë kërkuar dy hyrje të godinës.

Sipas denoncimit të tij, njëra prej hyrjeve pretendohet se është kërkuar për kryetarin e Bashkisë, ndërsa tjetra për Drejtorin e Hipotekës. I moshuari, i cili u shfaq në gjendje të rënduar emocionale, kërkoi zgjidhje për problemin e tij dhe bëri thirrje që institucionet të ndërhyjnë për të verifikuar pretendimet e ngritura.

Në fund të deklaratës së tij, 80-vjeçari paralajmëroi se, nëse çështja nuk zgjidhet, do të ndërmarrë një akt ekstrem përpara Kryeministrisë, duke u lyer me benzinë. Deklarata e tij ngre shqetësim serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, ndërsa pretendimet për kërkesa të paligjshme duhet të verifikohen dhe dokumentohen nga autoritetet kompetente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit