Denoncimi i banorëve të rrugës Ali Kuka në Tiranë: Nuk hapim dot çezmat, ujërat e zeza janë përzier me të bardhat

Denoncimi i banorëve të rrugës Ali Kuka…

Banorët e kryeqytetit në rrugën Ali Kuka kanë denoncuar për kamerën e Faxnews një problematikë që kanë hasur ditët e fundit. Sipas tyre prej 5 ditësh ujërat e zeza janë përzier me ujërat e bardha dhe në rubinetat e çezmave të tyre shkon vetëm ujë i ndodtur. Sipas një banoreje të lagjes ata janë ankuar në UKT-në e Tiranës, të cilët i kanë premtuar zgjidhje por që akoma asgjë nuk ka ndodhur.

Besnike Ballazi quhem dhe kam ngritur problemin e ujërave të zeza, faleminderit dhe juve që jeni këtu për kontributin.

Që nga fillim i rrugës janë përzierë ujërat e zeza me ujërat e bardha. Që në momentin që e konstatova jam shumë i zhgënbjyer nga ky shtet. Të shikosh nga fillimi i derës së banesës sime është një katrahurë. Ku ndodhemi ne, për kë shtet kemi votuar ne, nuk hapim dot çezmat se na vijnë ujërat e zeza në shtëpi E kam numrin e inxhinieres së UKT-së në telefon dhe më ka thënë që do ta rregullonin të hënën dhe nuk kanë bërë asgjë. Ne jemi 30-40 banorë, mos shiko se jemi pak këtu, por pjesa tjetër janë në punë”, tha një banore

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit