Denoncimi i fortë i gazetarit: Manastirliu gënjen me shifrat, 270 të shtruar në dy spitalet nga COVID

Denoncimi i fortë i gazetarit: Manastirliu gënjen…

Aspak transparente, dhe duke gënjyer për shifra e fakte.

Ministria e Shëndetësisë e ka humbur besimin e shqiptarëve, dhe situata në spitale është drejt kolapsit.

Është gazetari Erion Skëndo që raporton se shifrat nuk janë ato që nxjerr ministrja Manastirliu.

Në dy spitale, siç shprehet ai, numri i të shtruarve është 270, dhe jo 124 siç pasqyron ministria.

Ndërsa kulmi arrihet tek mungesa e shërbimit ku gazetari thotë se pacientëve të shtruar nuk po u jepet as ushqim dhe as higjenizimi i duhur.

“Janë 270 të shtruar në të dyja spitalet Covid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë.

Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv. Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam une janë 7 të intubuar dhe jo vetëm 4.

Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ezaurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spitalet.

Ministria ka deklaruar se i ka gati kapacitetet për ato paciente në prag të shërimit, kjo do të zbrazte spitalet që po kalojnë një ngarkesë të madhe.

Ministria ka raportuar se ka gati personelin, madje disa ditë më parë ka prezantuar personelin. Madje tha se po trajnoheshin mjekë dhe infermiere.

Vetë ministria e ka pohuar me të madhe se ne i kemi kapacitetet, njerëzore, godina apo shtretër. Dy spitalet Covd në fakt po vuajnë. Por sipas ministrisë kanë 124 paciente.

Apeli i drejpërdrejtë i vet pacienteve eshte fakti se ka një numër relativisht të vogël të infermierëve në raport me pacientët. Higjienizimi i pacientëve, ushqimi i tyre, nuk po behet. Apeli është për të patur ndihmës infermier, sepse nuk ka kush kudjeset për të sëmurët.

Vetë kapacitetet e reanimacionit ku janë vendosur 13 pacientë është për 8. Stafi mjekësor që ka shërbyer për më shumë se një javë është vetëm një klinikë mjekësore.

Klinika tjetër do të fillojë nesër. Puna do ndahet përgjysëm se do të vijnë mjekët e tjerë që kanë qenë pushim. Te Senatoriumi është përqendruar vëmendja pasi është një prej zonave më delikate me fluksin më të madh.” – raporton gazetari.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit