Denoncimi i fortë: Kunati i Tërmet Peçit tapë me alkool i nxori pistoletën vartësit

Denoncimi i fortë: Kunati i Tërmet Peçit…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar në faqen e tij një ngjarje të supozuar se ka ndodhur në Përmet.

Denoncuesi dixhital shkruan se kunati i kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit, i bërë tapë në alkool ditën e djeshme ka kërcënuar me pistoletë në brez vartësin e tij.

Ai shton se ky i fundit ka njoftuar policinë. Por edhe kreun e policisë e quan horr që ka mbushur vendin me hashash dhe mban anën e PS.

Statusi i plotë i publikuar nga ish-kryeministri

Dua të denoncoj një rast ekstrem nga qyteti Përmetit. Drejtori Rruga urës, Përmet dhe njëkohësisht kunati i Tërmet Peçit dje ka qen tap me alkool dhe ka shkuar në punë me kobure ne brez. E ka nxjerr koburen dhe ka kërcënuar vartësin e tij zotin Coli Mura, i cili ka njoftuar policin. Por më kot. Policia me në krye një horr që ka mbushur Micanin dhe Borocken plot me hashash vajti kërcënoi Voli Murën mos të bënte denoncim. Doktor është turp! Këtu po të jesh me PS shefi i komisariatit të lë të bësh bomba ku të duash, është histerik i PS. Drejtori quhet Geni Spahiu, i ka dhënë motrën kryetarit të bashkisë Tepelenë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit