Denoncimi i ish-kryeministrit: Militanti i PS dhunon çiftin e të moshuarve

Denoncimi i ish-kryeministrit: Militanti i PS dhunon…

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video, ku shihet një person teksa dhunon një çift të moshuarish në Berat. Berisha thotë se ai është ‘i forti i Edvin Drogës’.

STATUSI I BERISHES

I forti i Edvin Drogës terrorizon një çift të moshuar! Edvini publikon në FB hotelin e të fortit të tij! Kjo për të fortin është licencë për të dhunuar dy të moshuar.

Narko-policia paguhet për të heshtur! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon prekëse të qytetarit dixhital. sb

Zoti Sali Berisha, unë që po të shkruaj jam një qytetar nga Berati, dua të denoncoj burrin e një drejtoreshe shkolle në Berat, Eftali Mboqe, militante e PS, ka dhunuar prindërit e mi 75 vjeç. Do ju dërgoj dhe filmimet.

Shikoje zoti Sali, burri i drejtoreshës së shkollës ‘7 NENTORI’, Berat si me dhunon prindërit. Drejtorët e EDI RAMES. Kemi bërë 12 kallëzime dhe Policia e Shtetit të Edi Ramës na ka lënë në mëshirë të fatit se nuk merr masa se është e shoqja drejtoreshë dhe militante e PS Mavi.

Zoti Sali, kemi dy vjet se po na dhunojnë se kanë bërë një hotel, nuk kanë punë dhe na thonë se e kemi fajin ne dhe na thonë se kemi Edi Ramën që na mbron. Edi Rama ia ka hedhur dhe në fejsbuk këtë hotel në Berat. Na kanë thyer dhe xhamat e makinës. Policia ka frikë nga kjo drejtoreshë.

Deshën të bënin një urë pa leje dhe ne lajmëruam policinë dhe ata nuk i lanë dhe po na dhunojnë këtu e 2 vjet.

Kemi bërë 12 kallëzime dhe asgjë. Policia e Shtetit e korruptuar.

Ju lutem, jemi familje punëtorësh, shikojmë punën tonë. Na ndihmoni ju lutemi. Respekte!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit