Denoncimi i juristit: Emirjana Sako po përdor burimet shtetërore në fushatë, gjobat të ulta

Denoncimi i juristit: Emirjana Sako po përdor…

Denoncimet për kryebashkiakë nuk kanë fund. Këtë herë, Juristi Dhimitër Zguro ka denoncuar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. Ai akuzon Sakon se po përdor burime shtetërore publike në fushatë zgjedhore. Sipas tij, në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit shpërndahen postime të kryetares Sako.


Juristi e dënoi ashpër një iniciativë të tillë duke thënë se madje është e ndaluar me ligj por shtoi se shkelësit përballen vetëm me gjobë, “shifër shumë e ulët për të qenë një gjobë e konsiderueshme për të dekuruajuar këta individë që të marirn pjesë dhe të zenë mend për të mos u përfshirë më në fushata zgjedhore dhe të mos ngatërrojnë punët partiake me punët e shtetit”.

Në 2023 është dalë me një vendim që i konsideron edhe rrjetet sociale si mënyrë e shprehjes së bindjes politike, gjë e cila nënpunësit e kanë të ndaluar ta shprehin këtë” – tha juristi Dhimitër Zguro.

Nga ana e nënpunësve, bashkive kemi vënë re një fenomen antiligjor që është shpërndarja e postimeve politike në këto faqe. Rasti i Bashkisë së Durrësit, në faqen zyrtare shpërndahen në të njëjtën kohë postimet e kryetares së Bashkisë, dhe njëkohësisht kandidates për kryetare Bashkie, Emirjana Sako. Është mbështetje e njërit kandidat, me sloganet përkatëse të këtij kandidati dhe PS.

Është e ndaluar. Përdorimi i burimeve shtetërore publike është e ndaluar me vendim të Komisionit Rregullator. Fatkeqësisht përballen vetëm me gjobë, që në rastin më të mirë shkon deri në 5 mln lekë të vjetra dhe me këtë vlerë gjobiten vetëm subjektet zgjedhore, por jo anëtarë të administratës si në rastin e Bicit, e cila përballet me gjobë 900 mijë lekë të vjetra, shifër shumë e ulët për të qenë një gjobë e konsiderueshme për të dekurajuar këta individë që të marrin pjesë dhe të zënë mend për të mos u përfshirë më në fushata zgjedhore dhe të mos ngatërrojnë punët partiake me punët e shtetit.” – tha juristi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit