Denoncimi i PD: Koronavirusi prek edhe Kryeministrinë, po mbahet e fshehur

Denoncimi i PD: Koronavirusi prek edhe Kryeministrinë,…

Partia Demokratike ka denoncuar sot se në hartën e koronavirusit është përfshirë së fundmi edhe Kryeministria, pas konfirmimit, sipas selisë blu, të rasteve pozitive në këtë institucion.

Ish-deputeti Bardh Spahia, përmes një postimi, shkruan se në Kryeministri pritet të bëhet tamponim i gjerë gjatë ditës së sotme.

Postimi:

Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilit para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit