Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar JOQ Albania me një denoncim lidhur me vonesën e pagesës së bonusit për fëmijët jetimë.
Ajo ka treguar se prej rreth 7 muajsh nuk ka marrë pagesën që i takon dhe, sa herë është interesuar pranë institucioneve, i është thënë se “nuk ka fonde”.
“Edi Rama u kujtua për pensionistët, po për jetimët kur do të kujtohet? U bënë 7 muaj që nuk po marrim bonusin e fëmijëve. Sa herë shkoj, më thonë që s’kanë fonde. Kam që në prill pa i marrë. Duhet t’i kisha marrë, por thonë që nuk ka fonde. Unë jetoj në Durrës”, shkruan qytetarja në denoncimin e saj.
Qytetarja kërkon që institucionet përgjegjëse të japin një sqarim se përse pagesa nuk është kryer prej muajit prill dhe kur pritet të përfitojë shumën që, sipas saj, i takon. Ajo shpreson që denoncimi i saj të marrë një përgjigje konkrete, pasi prej muajsh përballet me sorollatje dhe përgjigje boshe.