Denoncimi i qytetarit: Bleva djathë tek Big Market “Leo”, por tek etiketa kishin vënë..

Denoncimi i qytetarit: Bleva djathë tek Big…

Një çështje e ndjeshme është ajo sa i përket ushqimeve.

Përveç sigurisë ushqimore, ku kontrolli nga AKU lë shumë për të dëshiruar, ndërhyrje tek ushqimet bëjnë edhe vetë supermarketet.

Një qytetar ka sjellë një denoncim të tillë në redaksinë e “GazetaAtdheu”.

Ai tregon një rast që i kishte ndodhur, pasi kishte blerë djathë tek Big Market “Leo” në qytetin e Lezhës.

Edhe me një sy të lirë, dukej qartë se supermarketi i kishte vënë djathit të bardhë, një etiketë të veten, e cila në fakt është 70 gramë më shumë, nga ajo që vetë prodhuesi i kishte vënë produktit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Djathin e bleva te Big Market “Leo”, ne Lezhe. Ne etiketen e vene nga supermarketi tregon 70 grame me shume se ne etiketen e vene nga prodhuesi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit