Denoncimi i qytetarit: Kam 5 ditë me kollë të fortë dhe më dridhet zëri, s’më bëjnë tamponin për koronavirus

Denoncimi i qytetarit: Kam 5 ditë me…

Një denoncim mbi pandeminë e koronavirusit është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një video-audio, dëgjohet teksa një qytetar shprehet se prej pesë ditësh është me simptoma të Covid-19, ndërkohë që atij nuk i përgjigjen autoritetet shëndetësore.

Qytetari, duke u kollitur fort, kërkon të bëjë tamponin, ndërsa thotë se 127 dhe mjeku familjes nuk i janë përgjigjur.

Ky nuk është denoncimi i parë i publikuar nga Berisha lidhur me këtë situatë.

Denoncimi:

Kam pesë ditë që vuaj nga Covid. Kam shenjat e Covid, kam njoftuar të gjithë shtetin shqiptar. Nga 127, ministria e Shëndetësisë dhe deri te mjeku i familjes dhe nuk më përgjigjen të më vijnë të më bëjnë tamponin. Jetoj vetëm në Tiranë. Të lutem më ndihmo, të më vijnë të bëjnë tamponin. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit