Denoncimi i qytetarit: Komisari i Dibrës përplas Smart-in me drejtuesen femër, i mbuluan targën dhe zhdukën gjurmët

Denoncimi i qytetarit: Komisari i Dibrës përplas…

Një aksident ndodhi ditën e sotme ku një mjet tip “Smart”, që kishte drejtuese një femër, u përplas me një fouristradë të Ministrisë së Brendshme.

Drejtuesi i automjetit thuhet se është komisari i Dibrës, Skënder Golemi, dhe këtë e ka denoncuar edhe Sali Berisha.

Sipas mesazhit të qytetarit, Golemi u fut në rrugë kryesore me shpejtësi, dhe pasojë e përplasjes, mjeti Smart u kthye anash dhe drejtuesja u dëmtua rëndë.

Ekspertiza në vendin e ngjarjes në fakt ka nxjerrë fajtore drejtuesen femër..

Ndërkohë pas mbërritjes së karrotrecit, makinës së Golemit iu mbulua targa me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkokomisari i Dibres Skender Golemi zhduk gjurmet e krimit qe kryen.

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb Pershendetje doktor.Para nje ore nje fuoristrad e MB nga rruga dytesore(e lagjes) del ne rruge kryesore me shpejtesi edhe godet nje makin tip SMART,ku brenda saj ishte nje femer e cila ka marre demtime te renda,pasi e ka goditur dhe e ka kthyer permbus erdhi ekspertiza e policise se krimit dhe shpalli fajore femren qe ishte me smart!Dhe akti me kriminal ishte kur pasi makinen me targa MB 414 AA e larguan me karrotrec dhe i mbuluan targen! Denoncimin qe ju dergova me siper e ke 100% te sigurt se ndodhi para biznesit tim dhe isha vet prezent! Dhe brenda makines se MB ka qene drejtori policise Diber Skender Golemi !

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit