Denoncimi i qytetarit: Vodafone më ngeci 5800 lekë t’ia paguaj unë! Vetëm në korrik kam bërë 3 herë ofertën

Denoncimi i qytetarit: Vodafone më ngeci 5800…

Vodafone Albania vazhdon të tregojë se është një kompani e dështuar.

Më shumë se për qytetarët dhe klientët, Vodafone e ka mendjen të mbushë arkat e veta.

Ashtu siç “GazetaAtdheu” e ka denoncuar në shumë raste kohët e fundit, Vodafone vazhdon me bëmat e veta.

Këtë herë, një qytetar ka nisur në redaksinë e “Gazetaatdheu.com” një denoncim tjetër.

Qytetarit i ka ardhur një faturë me vlerë 5880 lekë për të paguar.

Afati për të paguar faturën është data 27 korrik 2020.

Siç shprehet qytetari në denoncimin e tij, ai nuk ka asnjë lidhje me këtë faturë, ndërkohë që i ka ardhur në email.

Ndër të tjera, ai shprehet se vetëm për muajin korrik ka bërë 3 herë ofertë tek Vodafone sepse i kanë mbaruar me shpejtësinë e dritës shërbimet që i ka dhënë kompania, e tani i duhet të paguajë edhe këtë faturë mujore që kompania i ka dërguar në e-mail.

Mesazhi i qytetarit:

“mja erdhur nje mesazh ne email nga vodavon qe kam per te paguar 58 mij lek fatur mujore kur un skam lidhje fare me kt fatur kam ber dhe 3 er oferte kete muaj kurse kta m cojn kt fature”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit