Denoncimi i shqiptarit në Angli: Bashkëatdhetari po më vjedh, i nxora leje pune se kishte hall

Denoncimi i shqiptarit në Angli: Bashkëatdhetari po…

Një i ri shqiptar me vendbanim në Angli ka denoncuar në rrjete sociale skena të shëmtuara që i bëhen nga bashkëatdhetarët e tyre. Ai thotë se një person i quajtur Hasan, i ka vjedhur dy bidona me naftë nga kamionët, ndonëse e ka punësuar. I riu shprehet se e ka marr nga Shqipëria si punëtor, i ka nxjerr leje pune dhe i ka siguruar kushte të mira jetese pasi i kishte thënë se kishte halle.

Në mirëbesim i riu tregon se e punësoi pasi i erdhi keq për familjen e tij, por ajo që mori mbrapsht ishte zhgënjyese për të. Ai thotë se do t’i japi lekët e muajit që ka punuar dhe nuk do ta pranojë më në punë, duke u bërë apel gjithë shqiptarëve që të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Shife ça bojnë shqipet. Po më vjedh naftë mu. I kam çu viza pune të vij në Angli të punojnë se demek ishin hallexhi. Ka një muaj që është këtu në Angli. Hajde Hasan hajde. Hajd se do flasim Hasan” – thotë i riu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit