Denoncimi: ‘Lior Lounge’ nuk liron hapësirën publike dhe nuk lejon fëmijët të luajnë

Denoncimi: ‘Lior Lounge’ nuk liron hapësirën publike…

Një tjetër denoncim vjen nga kompleksi “Square 21” në Tiranë, ku banorët shprehin indinjatën për mosveprimin e autoriteteve ndaj lokalit “Lior Lounge”, i cili sipas tyre vazhdon të zërë hapësirën publike edhe pas aksioneve të shpallura për lirimin e trotuareve dhe shesheve.

Qytetarja që ka dërguar denoncimin tregon se situata po i pengon drejtpërdrejt familjet, sidomos fëmijët, të cilët nuk kanë më një vend të lirë për lojë.

Denoncimi i plotë i banorës:

“Mora shkas nga denoncimi që ishte bërë më parë për ‘Lior Lounge’ dhe po shkruaj edhe unë si banore tek kompleksi Square 21. Si ka mundësi që ky lokal nuk ka lëvizur asgjë? Si ka mundësi nuk erdhi një polic qoftë edhe për sy e faqe? Kjo lë vend për dyshime të mëdha se ka mbrojtje ose trajtim të veçantë, gjë që është e padrejtë për gjithë banorët dhe bizneset e tjera që kanë respektuar ligjin. Përveç kësaj, me mënyrën si e kanë zaptuar hapësirën publike, nuk lejojnë as fëmijët të luajnë aty pranë. Kjo gjë më ka prekur dhe mua sepse fëmija im vetëm këtë shesh ka ku të luaj.”

Rreth tre javë më parë një tjetër banor i të njëjtit kompleks kishte ngritur të njëjtin shqetësim, duke theksuar se ndërkohë që lokalet dhe bizneset e tjera kishin liruar hapësirat, “Lior Lounge” mbetej i paprekur. Edhe atëherë u shtruan pyetje mbi mungesën e reagimit nga institucionet dhe mundësinë e një trajtimi selektiv.

Banorët kërkojnë që Bashkia e Tiranës dhe policia bashkiake të zbatojnë të njëjtat rregulla për të gjithë, në mënyrë që ligji të mos shihet si një “llotari”, ku disa biznese preken e të tjerat jo. Ata theksojnë se hapësirat publike janë për komunitetin dhe jo për përfitime private.

Sipas qytetarëve, mungesa e kontrollit jo vetëm që dëmton barazinë para ligjit, por prek edhe cilësinë e jetës, duke u mohuar fëmijëve të drejtën për të pasur një shesh të lirë ku mund të luajnë.

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/9AK2TUJzlaY” title=”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit