Denoncimi nga Himara/ Valon taksa e pastrimit 450 mijë, plehrat në bregdet vazhdojnë të digjen

Denoncimi nga Himara/ Valon taksa e pastrimit…

“Kemi një biznes, paguajmë taksa pafund, një ndër to taksa prej 450 mijë lekësh, por na mbytën plehrat”.

Këto janë fjalët e një qytetari i cili ka denoncuar pranë ‘Gazeta Atdheu’, papastërtitë që e rrethojnë në Bunec, pasi koshat e mbeturinave mungojnë.

Ky nuk është i vetmi rast, por të ngjashme ka në çdo qytet, pavarësisht taksave që qytetarët i paguajnë shtetit.

Kujtojmë së fundmi, rastin e kryeqytetit, ku në një nga lagjet ku ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu kalon çdo ditë, dhe në një kohë kur kjo e fundit sëbashku me kryebashkiakun Veliaj, bëjnë apel për mbajtjen e higjienës për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Si në Veri, Jug dhe në mes të kryeqytetit, nuk ka asnjë ndryshim.

Taksat, dihet tashmë se ku përfundojnë, në xhepat e pushtetarëve. Sa për qytetarët, janë përtej fundit të listës në axhendën e kujdesit.

Në denoncimin e dërguar për ‘Gazeta Atdheu’, qytetari shprehet më tej, se koshat e mbeturinave nuk ekzistojnë në Bunec.

Taksa prej 450.000 lekësh është ajo e pastrimit ndërkohë që shton se plehrat po digjen nga banorët sepse nuk ka kosha.

“Kemi një biznes në Bunec, paguajmë taksa pa fund, një ndër taksat 450.000 lekë është dhe ajo e pastrimit, ndërkohë që ktu na mbytem plerat.

Digjen nga banorët e zonës se koshat nuk ekzistojnë”,– shprehet qytetari.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit