Denoncimi/ PD e Tropojës: Si i vjedh taksat e qytetarëve rilindasi i emëruar në krye të bashkisë

Denoncimi/ PD e Tropojës: Si i vjedh…

“Rilindasi i emëruar në krye të bashkisë Tropojë shpall tender për projekte, por në fakt është një tender vjedhje e hapur e taksapaguesve të Tropojës…”

Ky është denoncimi i rradhës i PD në këtë qytet drejtuar kryebashkiakut socialist Rexh Byberi.

“Rilindasi hajdut nuk shpenzoi asnjë qindarkë për familjet në nevojë në këtë situatë të vështirë për ta, por vetëm i “ushqeu” me specialitetin e rilindasve, propagandën boshe. Ajo pak ndihmë që shkoi për familjet në nevojë të bashkisë Tropojë erdhi vetëm nga biznesmenë dhe shoqata të ndryshme pa asnjë lidhje me institucionet shtetërore”, thuhet në denoncim.

Denoncimi i PD, Dega Tropojë:

Rilindasi i emëruar në krye të bashkisë Tropojë shpall tender për projekte, por në fakt është një tender vjedhje e hapur e taksapaguesve të Tropojës…

Në datën 28.04.2020 Bashkia Tropojë ka shpallur procedurën “Projektim, Rikontruksion rrugësh” me vlerë 9.418.818 lekë të reja për projektin e rikonstruksionit të 5 rrugëve:

1. Ndërtim Unaza e Gashit (Kërrnajë-Hoxhaj-Myhejan) (faza e parë)
2. Rruga Kërrnajë-Kuarc-Zhenaj
3. Rruga e fshatit Geghysen (Lekurtaj)
4. Rruga e fshatit Cerrnicë
5. Rruga e fshatit Shumicë

Totali i km të rrugëve që pretendohet t’u realizohet projekti është 13.8 km.

Bashkia Tropojë e shpall këtë proçedurë në kundërshtim me Njoftimin Nr. 2371 Prot., datë 31.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku janë urdhëruar për mos shpallje të proçedurave që nuk kanë lidhje me situatën e COVID 19. Rilindasi në vend që të shpenzonte këto para për familjet në nevojë për t’u ardhë në ndihmë këtyre familjeve në këtë periudhë të vështirë, i ndan këto para për projekte në letra, dy prej të cilave egzistojnë të projektura dhe të gatshme për investim:

1. Rruga e fshatit Geghysen (Lekurtaj) varianti Rosujë-Gri-Selimaj, variant ky shumë më ekonomik dhe që përfshinë të gjitha fshatrat e kësaj njësie. U projektua dhe u realizua faza e parë e saj (hapje rruge, ndërtim vepra arti) nga bashkia në vitet 2015-2019.
2. Rruga e fshatit Cerrnicë

Këto dy rrugë kanë projekte të gatshme në arkivin e bashkisë Tropojë dhe nuk ka nevojë për të tenderuar shifra të çmendura, duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve. Pyetja lind se pse bëhet ky tenderim dhe çfarë projektesh për këto dy rrugë do të realizojë rilindasi kur ato egzistojnë? Përgjigja e vetme është se ato para shkojnë në xhepat e rilindasit hajdut.

Të nderuar qytetarë, këto projekte që rilindasi mashtrues po tenderon me 9.4 milion lekë të reja, janë lehtësisht të realizueshme nga stafi i bashkisë Tropojë, i cili në periudhën 2015-2019 projektoi dhe realizoi me sukses dhjetra projekte me kosto zero lekë, dhe një projekt i tenderuar i rrugës Kam-Qafë Prush, u realizua me vlerën 480 mijë lekë për 18.3 km rrugë me të gjitha standartet. Ky është ndryshimi, rilindasi hajdut për projekte të 13.8 km rrugë shpenzon plot 9.4 milion lekë të reja.

Katër janë pyetjet që nxjerrin zbuluar vjedhjen e rilindasit:

1. Pse Bashkia Tropojë e shpall këtë procedurë tenderimi në kundërshtim me Njoftimin Nr. 2371 Prot., datë 31.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku janë urdhëruar për mos shpallje të proçedurave që nuk kanë lidhje me situatën e COVID 19? Pse gjithë ky nxitimi në këtë situatë kaotike?
2. Pse tenderohen me vlera të mëdha disa projekte rrugësh kur ato janë të gatshme?
3. Pse nuk realizohen pjesa tjetër e projekteve nga administrata e bashkisë me kosto zero për buxhetin e bashkisë, sepse për atë punë paguhen nga taksat e qytetarëve?
4. Pse është një shifër kaq e lartë prej rreth 100 milion lekësh thjesht për projekte kur e gjithë gjatësia e rrugëve që pretendohet të projektohen është 13.8 km?

Duket që me këto veprime administrata e rilindur e bashkisë Tropojë thjesht është duke pasuruar dëshminë e penalitetit me vjedhjen e rradhës.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë menjeherë këtë proçedurë afere korruptive. Për rilindasin hajdut ora e së vërtetës po afron. /Syri.net

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit