Denoncimi/ Përmeti "digjet" nga koronavirusi, Alba Hoxha do të bëjë koncert në banjat e Bënjes

Denoncimi/ Përmeti “digjet” nga koronavirusi, Alba Hoxha…
Shqipëria është pushtuar nga ethet e COVID-19, ku çdo ditë rastet e reja po shtohen në mënyrë të frikshme.
 
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të vazhdueshme që të respektohen protokollet e sigurisë, dhe të shmangen grumbullimet masive. 
 
Por mesa duket këto rregulla vlejnë vetëm për qytetarët e thjeshtë, pasi për ata që kanë pushtetin është e lejueshme të dalin e madje edhe të organizojnë evente dhe grumbullime masive me njerëz. 
 
Në redaksinë tonë ka mbërritur denoncimi i një qytetari i cili shpreh shqetësimin se si kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë organizuar një koncert muzikor në banjat e Bënjes në datën 16 korrik. 
 
Kryetara socialiste e ka quajtur “një mbëmje në muzg” këtë koncert. 
 
MESAZHI I QYTETARIT:
 
“Pershendetje. Ne kete kohe pandemie dhe ne nje kohe kur rastet shtohen dita dites ne Permet, kryetarja e bashkise, Alma Hoxha, ka kohe te festoje prandaj ben nje koncert te madh me nje grumbullim prej shume personash! Koncertin e ben ne atraksionin turistik te Permetit, Banjat e Benjes.”
 
Ja çfarë shkruan kryebashkiakja socialiste në profilin e saj në Instagram:
 
Bënja, një fshat turistik shndërruar në një atraksion turistik për të gjithë ju që e doni natyrën, historinë, kulturën dhe ushqimin.
Bashkia Përmet në bashkëpunim me @ministriaekulturës sjell për ju në këte monument natyror, ???̈ ????̈??? ??̈ ????!
Një mbrëmje ku tingujt e muzikës, tingujt e ujit që buron, tingujt e erës që fryn në verë, aroma dhe shija e ushqimit të mirë, shkrihen në një mozaik shumëngjyrësh pranë njëra-tjetrës, pranë natyrës! /GazetaAtdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit