Denoncimi/ Po lëvizte në motor me bateri, qytetari: Polici më mori patentën, do e marr vetëm kur të paguaj gjobën

Denoncimi/ Po lëvizte në motor me bateri,…

Policia e Lleshit vijon me ndalime abuzime ndaj qytetarëve, dhe këtë nuk ngurron ta tregojë çdo ditë.

Një denoncim i tillë ka ardhur sot në redaksinë e “GazetaAtdheu”.

Një qytetar ankohet se teksa po udhëtonte me një motoçikletë me bateri, e cila nuk ka nevoje për targa, është ndaluar nga policia rrugore.

Ai ka sjellë edhe fletën e gjobës, e cila mban datën 7 gusht 2020, ora 09:20.

Qytetari shprehet se i kanë vënë gjobë 4500 lekë të reja, dhe polici i ka marrë patentën që zotëronte, edhe pse mjeti me bateri nuk ka nevoje që të kesh patentë për ta drejtuar.

Arsyeja e gjobës, siç kishte shkruar polici në fletë, ishte se nuk mjeti nuk kishte shenja dalluese, dhe drejtuesi ishte pa kaskë mbrojtëse.

Denoncimi i qytetarit:

me kete  ma kan mar patenten

prsh me kan vendosur gjob me motociklet  qe nuk esht me targa m kan mar patenten. kur te paguaj gjoben do me japin ptenten

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit