Denoncimi: Psikopatit i “Vasil Shantos” po torturon Husky-n

Denoncimi: Psikopatit i “Vasil Shantos” po torturon…

Një burrë në zonën e “Vasil Shantos” dyshohet se është duke mbajtur e torturuar një qen të rracës siberiane, Husky. Në një denoncim në rrjete sociale thuhet se burri po e mban qenin lidhur dhe e torturon me shkop duke e goditur. Qytetarët e zonës i kanë blerë 7 qenë duke i shpëtuar nga tortura, por duket se burri ka të njejtin zakon.

Ai merr qenë, i mban lidhur, i torturon, pa pasur një qëllim shërbimi ndaj tyre. Të shqetësuar për gjendjen e katërputroshëve, janë shpëtuar disa qenë nga “psikopati” i “Vasil Shantos”. Denoncuesi kërkon që një tjetër adoptues të shpëtojë nga tortura qenin Husky.

Psikopati i vasil shantor ka mare huskyn lutemi deshperimisht ndonje djali qe do ta adoptoje te shkoje tja mari ai po e reh me shkop 😭😭😭 jemi te pafuqishem i kemi mare 7 qen me leke por ai vazhdon te beje te njejtat gjera 😭😭 kush ndihmon ta mari huskyn prej duarve te tij ???!! Na shkruani dm” – thuhet në faqen Ndihma e Kafshëve Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit