Denoncimi/ Qytetari parkon makinën dhe çon SMS, policët e zdromsit i vënë gjobë

Denoncimi/ Qytetari parkon makinën dhe çon SMS,…

Policia bashkiake e Tiranës po gjobit qytetarët edhe pse ata paguajnë për parkimin.

Një rast i tillë ka ndodhur të Martën e 7 Korrikut. Një qytetar parkon në një rrugë pranë liqenit Artificial, mjetin e tij tip “Toyota”.

Në zbatim të udhëzimeve të tabelave, ai dërgon mesazh për pagesën e vend-parkimit. Konfirmimi që pagesa u krye me sukses i vjen në orën 12:59.

Por kur kthehet te makina gjen një surprizë të hidhur. Nga efektivë e Bashkisë së Tiranës i ishte vendosur gjobë në mënyrë abuzive.

Gjoba ishte me arsyetimin e “pushimit të mjetit pa përdorur sistemin e parkimit me pagesë”.

Ora e gjobës ishte 12:59. Ndërkohë, në mesazhin e dërguar atij ju konfirmua nga autoritetet me mesazh pagesa e parkimit nga ora 12:59 deri në 13:59.

Kështu, në mënyrë abuzive, bashkia e taksoi dy herë qytetarin.

Në një denoncim dërguar për Gazeta Atdheu, ai shprehet i revoltuar për mënyrën se si ka vepruar Policia.

“Shikoni se çfarë palaço police mban bashkia e Tiranës.

Sapo parkova makinën nga zona me pagesë pa shkuar tek liqeni artificial dhe ndërkohë qe e mbylla makinën e po çoja SMS për parkim policët bashkiak vunë gjobën.

Ora qe kam çuar SMS është e njëjtë me orën që me vunë gjobën 12:59. Turp t’ju vijë”,- shprehet ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit