Denoncimi: “Shoku i kryetarit të Bashkisë Cërrik po ndërton pa leje në liqenin e Banjës”

Denoncimi: “Shoku i kryetarit të Bashkisë Cërrik…

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë sonë ngre shqetësimin për një ndërtim të dyshimtë që po kryhet në liqenin e Banjës. Sipas qytetarit, objekti po ngrihet pa asnjë leje ndërtimore dhe, për më tepër, në një hapësirë publike që i përket komunitetit.

Denoncuesi pretendon se pas kësaj ndërtese që po ngrihet fshihet Nertil Hoxha, i cilësuar prej tij si shok i kryetarit të Bashkisë Cërrik, Andis Salla. Ai shton se ndërhyrja po bëhet hapur, para syve të të gjithëve, ndërsa institucionet kompetente nuk kanë marrë asnjë masë deri tani.

Sipas mesazhit të qytetarit, rasti është edhe më shqetësues për faktin se askush nuk po reagon për të ndaluar ndërtimin dhe për të liruar hapësirën publike. Në këtë kuadër, ai ngre pyetjen pse kryeministri Edi Rama, i cili në raste të tjera ka treguar se “ndërhyrjet pa leje nuk tolerohen”, nuk ka ndërmarrë veprime në këtë rast konkret.

Prej vitesh, hapësirat publike janë kthyer shpesh në objekt abuzimesh, ku ndërtimet pa leje kryhen në zona që duhet të ishin në shërbim të qytetarëve dhe turizmit. Ky denoncim vjen si një tjetër sinjal alarmi për situatën në liqenin e Banjës, një pasuri natyrore që prej kohësh konsiderohet me rëndësi të veçantë për banorët e zonës dhe vizitorët.

Më poshtë mesazhi i dërguar në redaksi:

“Përshëndetje JOQ, Ndërtesa në fjalë ndodhet në liqenin e Banjës dhe po ndërtohet nga Nertil Hoxha, shoku i kryetarit të bashkisë Cërrik, Andis Salla.
Po ndërtohet pa asnjë leje ndërtimore dhe në një hapësirë publike. Pse KM Edi Rama nuk vepron në këtë rast për lirimin e hapësirës publike, por edhe që po ndërtohet pa leje?
Faleminderit.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit