Denoncimi te Berisha/ “Rama përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të mbushur listat e testimeve”

Denoncimi te Berisha/ “Rama përdor emrat e…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me testimet për Covid-19.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha deklaron se emrat e emigrantëve që janë në SHBA janë përdorur sikur kanë bërë testin e Covid-19 në vendin tonë.

enoncimi merr si shembull rastin e një personi që jeton në SHBA, por që në regjistra rezulton sikur e gjithë familja e tij dhe ai personalisht janë testuar.

“Përshëndetje doctor! Ju lutem verifikoni rastet e të testuarve sepse kam një shok këtu në Neë York dhe në regjistër rezulton familjarisht sikur ka bërë testin. Kriminale dhe e pa shpjegueshme doktor. Betimi i Hipokratit është të shpëtojë njerëz, jo të mbushë regjistrat me emra që nuk jetojnë në Shqipëri duke justifikuar fatkeqësitë e pandeminë shqiptarëve se kemi testuar. Është jashtë çdo llogjike, tek Sanatoriumi janë mbushur regjistrat plot fiktivisht”, thuhet në mesazhit e qytetarit dixhital. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit