Denoncimi/ U ble nga 'Vodafone-Albania', por 'Abcom' kthehet në një 'makth' për klientët

Denoncimi/ U ble nga ‘Vodafone-Albania’, por ‘Abcom’…

Sapo e bleu kompaninë e internetit “Abcom”, duke e shitur për investim strategjik, “Vodafone-Albania” e nxori “gropë”.

Janë me dhjetëra klientët që po ankohen kohët e fundit, për shërbimin aspak cilësor të internetit, që marrin nga “Abcom”, edhe pse ai u ofrohet me fibër optike.

Kaq problematik u është bërë furnizimi me internet qytetarëve, sa është kthyer në një stres më vete, sidomos për ata që punojnë nga shtëpitë.

Po ku pyet “Vodafone-Albania” për klientët që u prishet puna…

Kjo kompani ka për qëllim të saj vetëm shitjen e paketave të ndryshme, për të cilat bën reklama pa fund, si dhe grumbullimin e parave.

Ndërsa klientët që “peshkohen” nga publiciteti i madh dhe ofertat joshëse, shpesh mbesin me “gisht në gojë” kur vjen puna për cilësinë.

Kështu i ka ndodhur edhe një klienti të “Abcom” që prej 14 ditësh, ka mbetur si “peshku në zall”.

“Abcomi” i “Vodafonit” nuk i jep as internet në cilësinë e duhur në shtëpi, por nuk pranon që të ndërpresë as kontratën me klientin.

Po ashtu, as “Shërbimi ndaj klientit” nuk përgjigjet në telefon, kur klienti ankohet për mungesën e sinjalit.

 

 

Për këtë qëllim ai i është drejtuar portalit tonë, duke denoncuar këtë skandal.

Madje lexuesi vë në dispozicion edhe korrespondencën telefonike me foto, me përgjegjësit e “Abcom”, që në asnjë rast nuk i kanë dhënë zgjidhje.

Në këtë rast mbetet vetëm të thuash “Vodafone- power to you”, ose “provoje përsëri po ta mbajti!”…

Ja denoncimi i plotë i qytetarit që bëri në adresën e Facebook të “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendetje!

Kam nje problem me gestorin abcom qe prej 14 ditesh nuk me ofron sherbim interneti dhe nuk pranojn te thyejn as kontraten dhe pse kan 14 dite qe nuk me japin shepbrim sepse shpia ku un ndodhem nuk kan kopertur ata.

Mar sherbimin e klientit nuk me japin informacion. mar inxhinerat qe me erdhen ne fillim ata as qe e hapin tlefonin as ajo e dyqanit qe bera kontraten nuk me hap telefonin un punoj nga shpia dhe me kan prishur shum pun.

Meqense ju jeni faqe shum e ndjekur do te dojabta publikoja tek ju anonim ju lutem

Kam derguar disa mail njeher me thin qe do vij te premten njeher thon do vij javes tjeter por nuk ka ardhur asgjo deri tani. Perseris qe me ka prishur shum pun”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit