Denoncimi/ Veliaj vendos taksë për t'u futur në Parkun e Liqenit

Denoncimi/ Veliaj vendos taksë për t’u futur…

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, nga Rruga e Elbasanit, është bërë me pagesë. Një tra i vendosur aty kërkon taksë për çdo automjet që futet në brendësi të parkut për të frekuentuar lokalet dhe restorantet që ndodhen aty përreth.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale i cili akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po bën një akt të papërgjegjshëm duke taksuar fëmijët dhe të miturit.

“Akt i papërgjegjshëm i Lal Plehut. Vendos taksë fëmijëve për t’u futur në parkun kombëtar të Liqenit. Pafytyresi! Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Denoncimi
Akt i papergjegjshem i Lal Plehut.

Vendos takse femijeve per tu futur ne parkun kombetar te Liqenit. Pafytyresi!

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor Berisha.

Sot na u desh të shkonim për kafe dhe për të nxjerrë fëmijët të luajnë nga liqeni dhe i ramë nga Fakulteti Ekonomik duke kthyer tek rruga që të çon tek Sheqeri Pikant. Për habinë tonë aty ku duhet të jetë parku kombëtar i liqenit kanë vënë roje dhe një tra, të cilin e kalon vetëm po të paguash 1000 lekë të vjetra orën.

Është marrëzi e pa dëgjuar që të privatizosh një rrugë në një park kombëtar që e kemi ndërtuar vetë me forca vullnetare kur ishim të rinj. Turp i madh për Bashkinë e Tiranës apo këdo që ka lejuar një paudhësi të tillë.

Mirë parqet dhe lulishtet që na i zaptuan dhe i bënë pallate, por po na rrjepin nga xhepat edhe për hapësirat e përbashkëta të parkut kombëtar të liqenit.

Shikojeni doktor, kjo foto live flet vetë më shumë se sa fjalët./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit