Denoncimi/ Zdromsi Veliaj apo Edi Rama, ja kush po bën gati betonizimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës

Denoncimi/ Zdromsi Veliaj apo Edi Rama, ja…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duket se do të vërë një rekord Guines në betonizimin e Tiranës dhe shkatërrimin e kryeqytetit.

Por ai nuk është arkitekti i vetëm i kësaj masakre urbane me emrin Tiranë.

“Babai” i tij politik, Edi Rama e ka nisur që 20 vite më parë katraurën dhe shkatërrimin e Tiranës, duke e shpartalluar përfundimisht kuptimin dhe strukturën e një qyteti europian dhe të gjelbëruar.

Gati të gjitha lulishtet e mrekullueshme që kishte Tirana u morën dhe u kthyen në sheshe ndërtimi për kulla shumëkatëshe, por edhe ato pak që u lanë u çimentuan dhe betonuan me sheshe të sajuara dhe pa kurrfarë gustoje arkitekturore.

Tani “goli” i madh ka mbetur me Parkun e Liqenit Artificial, e vetmja mushkri e gjelbër e mbetur në Tiranë, por që edhe atë ditë pas dite po e kafshojnë vampirët e betonit.

Nga krahu Lindor dhe Verior i parkut është Sandri i “TV Klanit” me Samirin e Balfinit që po e shqyejnë.

Në krahun Veri-Perëndimor dhe atë Perëndimor të parkut janë miqtë e Velias që ditë pas dite po ngushtojnë perimetrin e parkut me ndërtime pafund.

Por asgjë nuk është rastësi dhe asgjë nuk bëhet pa lejen e “të Madhit”.

Fotografia e Ina K. Zhupa

Tani në lojë ka dalë dhe Rea Xhillari, vajza e gruas së Edi Ramës, Lindës, e cila është futur në lojë nga familja.

Edhe ajo me kompaninë e saj, është hedhur në lojë për të zënë copën e saj në këtë zonë, e mbase për t’i vënë edhe shkelmin e fundit Parkut të Liqenit.

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Projekti më i ri i betonizimit është denoncuar dje me fakte dhe letra edhe nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deri tani nuk ka marrë asnjë urdhër nga ortaku kryesor i kryeministrit, kryetari i PD-së, Basha, për të heshtur.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Zhupa, ka publikuar dokumente, ku faktohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka miratuar planin për ndërtimin e kullave 18 katëshe te zona e Liqenit Artificial.

Zhupa shprehet se, “Veliaj kishte deklaruar se, nuk do ketë ndërtime tek ajo zonë, ndërsa në realitet ndodh e kundërta”.

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Postimi në Facebook i Ina Zhupës:

“Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të Liqenit Artificial, e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate!

Klientët e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E”, e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish-konsulenti i Sheshit Skenderbej, kanë planifikuar në PDV e re që mori miratimin e Bashkise Tirane, ndërtime për të gjithë zonën në Liqenin Artificial.

Zona, që njihet si e Garda e Republikes, iu dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe gënjeu që do ia kthente Parkut të Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndërtime në këtë zonë.

Referuar nenit 25 të rregullores së planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate. Sipërfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar dhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT.

Tashmë, siç pritej, është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga këto Biblioteka Kombëtare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkëve në zonën e liqenit, me shërbime, banim, parkim etj.

Mes për mes do kalojë rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD në mars 2009, ku 650 metra rrugë do lidhin pikerisht kullat e reja të liqenit me Rrugën e Kosovareve.

Kujtojmë që këto 650 metra rrugë për kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit