Denoncohen punonjëset e Zyrës Postare Shkodër, vodhën pensionin e të moshuarit

Denoncohen punonjëset e Zyrës Postare Shkodër, vodhën…

Dy punonjëse te Zyrës Postare në Shkodër janë duke u hetuar në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre është bërë një denoncim për shpërdorim detyre duke përfituar në mënyrë të padrejtë për një periudhë 3-vjeçare pensionin e një të moshuari.

Shtetaset me inicialet E. D., 31-vjeçe dhe E. Z. (L.), 47-vjeçe me detyra përkatëse arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër janë kallëzuar nga një e moshuar e moshës 73-vjeçe. Kjo shtetase ka pretenduar se punonjëset e postës nga viti 2018-2021 kanë shpërdoruar detyrën duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj.

Për këtë kallëzim hetimet janë në vijim, teksa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit