Denoncoi mashtrimin me pandeminë, avokatit Goxhaj i bllokojnë komunikimin në Facebook

Denoncoi mashtrimin me pandeminë, avokatit Goxhaj i…

Para disa ditësh avokati i njohur, Altin Goxhaj publikoi në Facebook të dhëna zyrtare nga INSTAT të cilat tregonin mashtrimin e madh që po bëhet duke përdorur pandeminë. Sipas shifrave të INSTAT koronavirusi vret më pak se 1% e sëmundjeve të tjera çdo muaj ndërsa hiperbolizohet nga qeveria për qëllime të tjera.

Sot ai ka publikuar një tjetër status në të cilin tregon se të tria profilet e tij në Facebook, Avokati Altin Goxhaj, Altin Goxhaj dhe Avokati Goxhaj janë bllokuar për 30 ditë dhe nuk do mund të komunikojë më me ndjekësit e tij deri më 10 gusht.

Goxhaj thekson se kjo është provë e qartë që “nuk ka Pandemi të virusit por veç PLANdemi të njeriut një Konspiracion Global i Elitave Globaliste që kontrollojnë edhe rrjetet sociale dhe rasti im në periferinë e Fshatit Global është tregues i qartë!”

Sipas avokatit Goxhaj, stafi i FB për Shqipërinë mbulohet zyrtarisht nga Soros dhe në Tiranë janë 3 zyra nga orgnanizohet censura online pre e së cilës ka rënë edhe ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit