Denoncoi ngacmimin seksual nga ish-zëvendëskryeministri, zhduket tenistja Shuai Peng

Denoncoi ngacmimin seksual nga ish-zëvendëskryeministri, zhduket tenistja…

Një javë pasi tenistja Shuai Peng, 35 vjeç tha se ishte përdhunuar tre vjet më parë nga ish-zëvendëskryeministri kinez Zhang Gaoli , 75 vjeç, nuk ka asnjë lajm për të.

Kjo është raportuar nga gazeta franceze Le Monde . Akuza është e rëndë: është hera e parë që ngrihet një akuzë e tillë për udhëheqës kaq të lartë në Partinë Komuniste Kineze.

Shuai Peng kishte postuar historinë e detajuar në  Ëeibo (ekuivalenti kinez i Tëitter).

Postimi ishte në internet për njëzet minuta, mjaftueshëm për mijëra përdorues që të bënin screenshot nga ekrani dhe më pas t’i shpërndanin ato.

Që atëherë, në llogarinë e ish-lojtares profesioniste nuk është postuar asgjë të re.

Komentet janë çaktivizuar dhe teksti është mbuluar nga censura në rrjetet sociale kineze.

Në ditën e shpalljes, fjala ëangqiu , që do të thotë tenis, u ndalua gjithashtu nga Ëeibo.

Historia – Peng denoncoi Zhang duke treguar për një takim të parë shtatë vjet më parë, kur ai nuk ishte ende në pozicionin e zëvendëskryeministrit.

Burri e kontaktoi tre vjet më parë për ta ftuar në një ndeshje tenisi: këtu e detyroi të bënte seks.

“Isha e tmerruar  – shkroi ajo – Refuzova në fillim. Qava shumë, por nga frika dhe konfuzioni u dorëzova. Gruaja e tij kontrolloi se askush nuk ishte aty. Ai ishte gjithmonë i padrejtë dhe i dhunshëm, gënjeshtar’ shprehej Peng.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit